TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2024, 22:54

Ndryshoi ligjin për të shmangur bllokadën e gjykatës, Meloni: E dija që do kishim pengesa, por marrëveshja me Shqipërinë vazhdon!

Shkruar nga Pamfleti

Ndryshoi ligjin për të shmangur bllokadën e gjykatës,

Kryeministrja Giorgia Meloni ka deklaruar se e kishte marrë parasysh se do të kishte pengesa për marrëveshjen e emigrantëve me Shqipërinë.

Në një intervistë për gazetën “Il Tempo”, ajo deklaroi se me ndryshimet e reja ligjore marrëveshja me Shqipërinë do të jetë funksionale dhe në përputhje me ligjet e BE-së.  

Kam marrë parasysh që protokolli për emigrantët me Shqipërinë do të duhet të kapërcejë shumë pengesa, por do t'i kapërcejë: protokolli do të funksionojë dhe nuk kam ndërmend që një zgjidhje që kemi identifikuar, në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane. Ligji, thjesht do të çmontohet sepse ka një pjesë të politikës që nuk është dakord me këtë lexim”, tha kryeministrja, Giorgia Meloni.

Lini një Përgjigje