
Një incident ka ndodhur gjatë protestës së thirrur nga Sali Berisha para Kryeministrisë. Anëtarja e FRPD Klea Vukaj teksa mbante fjalën e saj përballë turmës së protestuesve ka ndërprerë fjalën e saj pasi është ndjerë keq dhe i ka rënë të fikët.
Në ndihmë i erdhën rojet e sigurisë, të cilët e morën nga krahu duke e larguar nga aty.
E reja u mor me barelë, për t'u dërguar në spital. Nuk dihet sesi është gjendja e saj shëndetësore.


Lini një Përgjigje