TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Mars 2023, 07:23

Bien temperaturat, mësoni si do të jetë moti sot

Shkruar nga Pamfleti
Bien temperaturat, mësoni si do të jetë moti sot

Një zonë e zgjeruar me presion të ulët atmosferik e pozicionuar në Mesdhe po furnizohet me masa ajri të ftohta Arktike duke sjellë reshje shiu, bore dhe rënie të temperaturave në territorin e Shqipërisë gjatë kësaj jave

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në mesditë dhe pasdite. Në zonat malore reshje bore. Era do të jetë me drejtim Jug me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore     3/11°C

Zona e ulët         5/15°C

Zona bregdetare 10/16°C

Lini një Përgjigje