
Thuajse i gjithë Ballshi ka mbetur pa energji elektrike këtë mbrëmje, pasi ka pasur shpërthime në kabinat elektrike. Në disa pamje që qarkullojnë në rrjet, shihen shpërthime në disa kabina elektrike dhe kjo ka bërë që të ndërpritet energjia për qindra familje.
Në videon e mëposhtme të publikuar nga “Joq Albania”, shihen dritat në qiell, që kanë krijuar shpërthimet në Ballsh. Mësohet se përfaqësues të OSHE kanë shkuar në zonë, ndërkohë që dyshohet se janë djegur disa transformatorë.
Lini një Përgjigje