
“Shkesit këpucët apo prangat”, kjo është një ndër pankartat e përdorura nga aktivistët e shoqërisë civile gjatë protestës së zhvilluar këtë pasdite përpara Ministrisë së Drejtësisë. Protesta erdhi si pasojë e vrasje së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerëve në kryeqytet nga Dan Hutra.
Gjatë fjalës së tyre protestueset janë shprehur të indinjuar ndaj institucioneve të cilat kanë liruar vrasësin Dan Hutrën dhe pse me një rekord të pasur kriminal ku përfshihen vrasje e përdhunime.
“Dje ka ndodhur një krim i tmerrshëm. 3 gra janë vrarë nga dora e një burri dhe 3 janë plagosur. Ato nuk do kërkojnë më që policia të kapë vrasësin apo të bëhet reforma në drejtësi. Sot ne jemi përballur me një vrasës që ka kryer një rim që mund të shmangej. Ai ka vrarë gruan e parë dhe ka përdhunuar një tjetër, dhe policia nuk e di që ky është i rrezikshëm. Si ka mundësi që institucionet kanë dështuar për të mbrojtur jetën e këtyre grave? Duhet të flasim që e kemi normalizuar dhunën, femicidin e kemi konsideruar normal. Nuk është krim pasioni por vrasje e gruas. Ky është momenti të flasim më shumë”, u shpreh një nga protestueset.
Në vitet e fundit në Shqipëri, janë rritur denoncimet nga vajzat dhe gratë për të dhunë në familje. Të bërtiturat vrastare të gratë, shpesh kanë rënë në veshin e shurdhët të institucioneve tona.
Edhe pse ato janë pajisur me udhembrojtës janë detyruar të jetojnë në shtëpi me dhunuesin e tyre, ku më pas janë vrarë nga ato.
Ndërsa shteti fle mbi dosjet edhe pse ngjarjet të tilla po bëhet një fenomen shqetësues në shoqëri. Akoma nuk ka një nisëm ligjor për mbrojtjen e jetës së femrave në vendin tonë.
Lini një Përgjigje