TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Mars 2023, 12:22

Protesta/ Forca të shumta në gatishmëri, autoblindi pozicionohet para Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti
Protesta/ Forca të shumta në gatishmëri, autoblindi pozicionohet

Pak minuta para nisjes së protestës, forca të shumta policie janë pozicionuar para Parlamentit, ku mund të lëvizë turma e simpatizantëve të Sali Berishës.

Aty ka shumë efektivë policie ndërsa në oborrin e Kuvendit është edhe autoblindi për shpërndarjen e turmave në rast trazirash.

Qytetarë, simpatizantë të Partisë Demokratike janë bërë bashkë, teksa i janë bashkuar protestës së opozitës.

Përgatitjet lidhur me këtë protestë nisën që në orët e para të mëngjesit. Po ashtu qytetarë të shumtë kanë ardhur nga rrethet në Tiranë, për të protestuar kundër qeverisë Rama. Protesta pritet të nisë nga minuta në minutë 

Sot do të jepet vendimi për 'vulën' e partisë më të madhe opozitare në vend nëse do të jetë në duart e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës.

Lini një Përgjigje