TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Nëntor 2023, 14:00

"Personi që shtyu Salianjin kishte armë"/ Garda reagon pas akuzave të Berishës: Asnjë punonjës s’ka qenë i armatosur në sallë!

Shkruar nga Pamfleti
"Personi që shtyu Salianjin kishte armë"/ Garda reagon pas
Përplasja e Salianjit me gardistin në Kuvend

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Garda ka qenë në seancën plenare me armë në sallë. Për këtë, Gazment Bardhi paralajmëroi se do të kallëzojnë Nikollën në SPAK për shpërdorim detyre.

Por në një reagim për mediat, Garda thotë se ky pretendim nuk është i vërtetë dhe se në mënyrë kategorike asnjë prej punonjësve të Gardës s’ka qenë i pajisur me armë brenda në sallë.

Pretendimi është i deputetit Edmind Spaho për gardistin që ka qenë pranë kryeparlamentares Nikolla, por që sipas Gardës ka mbajtur në dorë një dosje jeshile për të shmangur ndonjë incident.

Ish-kryeministri Sali Berisha tha pas mbledhjes së grupit parlamentar se personi që shtyu deputetin Ervin Salianji në sallën e seancave plenare ishte i armatosur.

“Personi që qëndronte prapa zotit Ervin Salianji, ka qenë i armatosur me revole të fshehur ndër sqetull.GJKKO nuk i pranon dorëheqjen avokatit të Laert Haxhiut, Detar Hysi gjobitet për mosparaqitje në seancë
Ky përbën një akt të paprecedent në historinë e këtij parlamenti.

Të tjerë persona të armatosur janë parë përreth parlamentit, por në sallë kjo nuk ka ndodhur në memorien time, asnjëherë."-tha Berisha. 

sali berisha

Lini një Përgjigje