TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Nëntor 2023, 11:23

Tymueset në sallë, Policia e Tiranës mbërrin në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti
Tymueset në sallë, Policia e Tiranës mbërrin në Kuvend
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj mbërrin në Kuvend

Policia e Tiranës ka mbërritur në Kuvend, pas kaosit që shkaktuan deputetët e Sali Berishës duke bllokuar foltoren me karrige dhe duke ndezur tymuese. 

Në Kuvend ka mbërritur vetë drejtori i Policisë së Tiranë, Tonin Vocaj për të këqyrur vendngjarjen, për shkak të flakadanëve që u hodhën.

Seanca plenare e ditës së sotme është zhvilluar me tensione e kaos, kjo pasi deputetet e Sali Berishës kishin mbërritur me një skenar të mirëfilltë për sabotimin e punës së Kuvendit.

Përplasjet fizike mes Qefalisë-Spahos-Mziut, tek përmbysja e karrigeve dhe ndezja e flakadanëve, shoqëruan seancën e sotme, e cila u mbyll shumë shpejt ndërsa deputetët socialistë votuan në këmbë projektligjet.

Ndërkohë, që në fillim të senacës janë parë pranë Kuvendit forca të shtuara policie. Ndërsa Garda ka qenë gjithë kohën në gatishmëri. 

 

tymueset në salle kuvend

Lini një Përgjigje