TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Nëntor 2023, 11:18

Berisha vijon kërcënimet: Mosbindje civile, Rama nuk lejon të hetohet konflikti i interesit sepse ka sarajet e Surrelit

Shkruar nga Pamfleti

Berisha vijon kërcënimet: Mosbindje civile, Rama nuk lejon të

Sali Berisha duket i vendosur për të shkaktuar trazira pas akuzave që SPAK ka ngritur kundër tij.

Sot në Kuvend pati tensione, ndërsa më pas Berisha foli para mediave duke sulmuar mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama.

Berisha tha përpara gazetarëve se Rama nuk lejon kalimin e ligjit për konfliktin e interesit pasi është i përfshirë në të, duke i përmendur shtëpinë në Surrel.

Berisha nuk la përmendur dhe ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, për të cilin tha se është kriminel dhe i lidhur me bandat.

Patë sot reagimin me forma civile të mosbindjes civile dhe një grevë të përkohshme në parlament nga deputetët e opozitës , me kërkesën për rikthimin e të drejtave të tyre kushtetuese. Ne jemi opozita e të drejtave të mohuara në 32 vite. Edi Rama ka mohuar opozitës kërkesën kushtetuese të firmosur me 35 firma për ngritjen e 8 komisioneve hetimore. Kjo kërkesë nuk është në vullnetin e mazhorancës, kjo kërkesë diktohet nga Kushtetuta si detyrim sapo të mblidhen 35 firma. Kjo kërkesë nuk mund të mohohet kurrë. Rama e bllokon këtë kërkesë pasi në epiqendër të hetimit është ai.

Nuk mund të pranojë Edi Rama zbatimin e ligjit për konfliktin e interesit, pasi thjeshtra vazhdon prej 7 vitesh të marrë tenderë nga sektori publik dhe të pasurohet. Ligji për konfliktin e interesit përcakton rreth të ngushtë dhe fëmijët e gruas apo bashkëjetueses. Edi Rama nuk mund të lejojë të hetohet konflikti i interesit pasi ka sarajet e Surrelit. Parku i shtëpisë së tij ka deklaruar se është blerë me çmime simbolike. Imagjinoni ju një libër si Kurbani që pjellë sarajet. Nuk ka asnjë faturë tatimore që e vërtetojnë këtë. Kemi të bëjmë me shfrytëzim të pushtetit për ndërtimin e një parajse në Surrel. I them zonjës Linda Rama të tregojë kush ja ndërtoi 5-katëshin”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje