TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Nëntor 2023, 10:53

“O Xhemal, na vrave, mos qëllo”/ Publikohen pamjet e përplasjes fizike në Parlament

Shkruar nga Pamfleti

“O Xhemal, na vrave, mos qëllo”/ Publikohen pamjet e

Në video dëgjohet deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila i kërkon deputetit socialist të mos qëllojë.

Seanca plenare e kësaj të enjteve ka rikthyer përplasjet fizike në Kuvendin e Shqipërisë.

Deputeti socialist Xhemal Qefalia është përplasur fizikisht me deputetët e PD, Xhelal Mziu dhe Edmond Spaho.

Ligjvënësit demokratë teksa tentuan t’i merrnin karrigen socialistit, të cilën nuk e lejoi. Qefalia shtyhet fillimisht me Xhelal Mziun. Ndërkohë që teksa largohet ai përplaset fizikisht dhe me deputetin Edmond Spaho.

Në video dëgjohet deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila i kërkon deputetit socialist të mos qëllojë.

“Na vrave o Xhemal, mos qëllo”- dëgjohet të thotë Zhupa.

Deputetët e PD-së bllokuan me karrige foltoren e Kuvendit. Në kushtet e krijuara kryeparlamentarja Nikolla anuloi interpelancën e planifikuar mes ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe deputetit Nasip Naço.

Nën tymuese të ndezura në sallë, maxhoranca miratoi të gjitha projektligjet në axhendë dhe mbylli seancën.

tensionet ne kuvend

Lini një Përgjigje