
Ervin Salinaji është krenuar me tymueset në sallën e Kuvendit. Shqipëria është kthyer 20 vite pas duke imituar skenat e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë. Pas Kuvendit, Salianji tha se ata do të përshkallëzojnë aksionet e tyre. Salianji tha se karriget janë të popullit jo të deputetëve socialiste.
“Ne vendosëm që karriget ët cilat janë të popullit, pasi vetëm prapanicat kanë të veten. I demaskuan duke qëndruar në këmbë. Në kërkojmë komisione hetimore, që të kontrollojmë paratë e qytetarëve shqiptarë. Do të përshkallëzojmë çdo aksion tjetër. Është një protesta për të treguar se ky parlament nuk ka normalitet. Çfarë e kanë pronë të veten e ka PS, Kuvendin. Jemi në kushtet një regjimi”, tha Salianji.
Lini një Përgjigje