
Ish-deputeti Luçiano Boçi ka ironizuar socilistët për skenat sot në Kuvend. Ai i ka ironuizuar duke përmendur Nolin.
“Tek shihja “heroizmat” e disa deputetëve socialistë që përpiqeshin me thonj të mbronin karriget e tyre, mu kujtua Noli i mençur.
Duke e ditur mirë dashurinë shqiptare për karrige; në esenë e vitit 1924 me titull “Pesë Anarkitë” e përshkruante këtë pasion kështu:
“...Herodi tregon se në betejën navale të Salaminës, një athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte, gjersa ja prenë; atëhere e kapi me dorën e mëngjër, ja prenë dhe këtë, atehere e kapi me dhëmbë e s’e lëshoj gjersa i’a prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodi përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë antike. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet të preç jo vetëm duart e kokën po dhe këmbët e trupin.”
Më aktuale nuk ke ku e gjen”, shkruan ai!
Lini një Përgjigje