TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Dhjetor 2023, 19:36

Përplasjet në Kuvend, Burimi: PS fiton me forcë, por ka kosto të lartë politike

Shkruar nga Pamfleti

Përplasjet në Kuvend, Burimi: PS fiton me forcë, por ka kosto

Analisti Genc Burimi ka komentuar aksionin opozitar në Kuvend.

Ai tha se mazhoranca është e detyruar që t’i shkojë deri në fund rrugës së saj ashtu sikurse edhe opozita.

Burimi shtoi se momentalisht është duke fituar mazhoranca me që ka forcën, por me një kosto shumë të madhe politike sepse kjo do të shqetësojë partnerët.

“Mazhoranca është e detyruar që t’i shkojë deri në fund rrugës së saj ashtu sikurse edhe opozita me refuzimin e çdo akti parlamentar derisa e drejta për ngritjen e komisioneve nuk është plotësuar. Momentalisht është duke fituar mazhoranca meqë ka forcën, por me një kosto shumë të madhe politike sepse kjo do të shqetësojë partnerët ndërkombëtar.

Në një demokraci kur kërkohet dialog i bëhet mazhorancës, pra a mund të lëshojë ajo pe, duke respektuar kushtetutën dhe hapjen e komisioneve parlamentare. Skenar tjetër të opozitës shoh rikthimin në protesta në rrugë, por të fundit nuk kanë dhënë rezultat. Kjo rrugë e dytë është më e lehtë sepse ka më pak harxhe sesa të nxjerrësh njerëzit në rrugë”, tha Burimi për “Ora News”.

genc burimi kuvend perplasje

Lini një Përgjigje