
Gazetarja Aida Topalli gjatë një interviste tha se operacionet e Policisë së Shtetit kundër basteve online, nuk po japin rezultate sepse është e vështirë të kapen “kokat”. Gjatë një deklarate Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, bëri me dije se mes të 116 të arrestuarve ka menaxherë, por nuk janë kapur organizatorët kryesorë.
Sipas Topallit është e vështirë që të kapen “kokat” e atyre që investojnë në lojëra fati, pasi është e vështirë gjurmimi i linqeve online, pasi po hidhen shifra të mëdha parash në treg.
“Në vijim të operacionit të Policisë së Shtetit kundër lojërave të fatit, bëhet me dije se sigurisht do një bashkërendim të madh jo vetëm të Policisë së Shtetit, por edhe të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, apo edhe Autoritetit të Mbikëqyrjes së Linqeve Elektronike. Pra deri tani nuk kemi shkuar deri tek personat që i sponsorizojnë sepse bëhet fjalë për shifra shumë të mëdha parash që po hidhen në treg”, tha Topalli në “Euronews”.
Topalli shprehet se ashtu si në çdo ngjarje tjetër kriminale, do të jetë shumë e vështirë për të shkuar deri tek “kokat” e këtyre bizneseve të jashtëligjshme. Nga zotimet e Departamentit të Krimit Ekonomik pritet që operacioni do të vijojë për të shkuar deri në arrestimet e krerëve dhe jo vetëm të menaxherëve.
Lini një Përgjigje