TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Janar 2024, 22:02

Përplasjet brenda opozitës, Kulluri: PD-ja nuk ka agjendë të njëjtë me ‘Rithemelimin’ e Berishës

Shkruar nga Pamfleti

Përplasjet brenda opozitës, Kulluri: PD-ja nuk ka agjendë të

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri u shpreh se Partia Demokratike ka një agjendë tjetër dhe nuk është aspak e njëjtën me agjendën e Sali Berishës.

I ftuar në emisionin “3D” në RTSH, Kulluri deklaroi se të gjitha tentativat për tu bashkuar me Sali Berishën përgjigjet janë vetëm “Jo”.

Partia demokratike ka një agjendë tjetër dhe nuk është agjenda e zotit Berisha dhe është ndarë me një vendim të 18 dhjetorit nga zoti Berisha për çështjen e shpalljes “non grata”. Në të gjitha thirrjet dhe tentativat për tu bashkuar me zotin Berisha në krye të Rithemelimit janë tentativa që do gjejnë përgjigje të madhe “Jo”.

Grupi Bardhit mendon se meqenëse Berisha ka më shumë vota se Basha sot që flasim, se vota lëviz, ka dinamik elektorale gjithmonë. Duhet të kuptojmë se është çështje politike dhe morale, nuk ka bashkim me zotin Berisha si kryetar të PD-së jo e jo, por edhe si kryetar të Rithemelimit. Zoti Bardhi është divorcuar vet nga partia demokratike nuk i tha njeri shko andej, nuk ka dhënë shpjegim pse njeriu që ka shkruar rezolutën ka ndërruar mendje”, tha Kulluri.

kulluri pd berisha

Lini një Përgjigje