TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Janar 2024, 21:38

Arian Çani zbulon institucionin e vetëm që nuk e kontrollon dot Rama!

Shkruar nga Pamfleti

Arian Çani zbulon institucionin e vetëm që nuk e kontrollon dot

Moderatori Arian Çani është shprehur se kryeministri Edi Rama ka kapur thuajse të gjitha pushtetet në Shqipëri.

Komentet Çani i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews, ku tha se e vetmja agjenci që nuk kontrollon kryeministri Rama është Federata Shqiptare e Futbollit, për të cilën tha se as nuk e dominon, po as nuk e ka kundërshtare.

Po të bëjmë sot një bilanc të pushteteve në Shqipëri, kjo qeveri nuk ka nën kontroll vetëm FSHF. Por nuk e ka armike. Tani duket sikur janë në një lloj detante, pasi më parë e kishte armike. Pra të vetmen agjenci që nuk kontrollon dot është furbolli. Pra kemi një president noter. Thelbi nuk është të kërkojmë se cila do të jetë sjellja e Begajt nesër.

Nuk i dihet se ndoshta nesër ndërron qëndrim, i vjen një dallëndyshe të veshi e i thotë që bjeri Ramës. E zëmë se në një moment Rama nuk do të ikë pas 2030 dhe gringot i thonë të ikë nga pushteti. Atëherë çfarë do bëjnë gringot? Do fuqizojnë opozitën dhe Begajn”, tha Çani.

rama Çani

Lini një Përgjigje