TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Tetor 2025, 22:56

Përplasja Kurti-Rama, Nazarko: LVV është koherente me qëndrimin e vet për Specialen, por tani ka hallin e zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja Kurti-Rama, Nazarko: LVV është koherente me

Analisti Mentor Nazarko, duke komentuar përplasjen e orëve të fundit mes Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit me kryeministrin Rama për protestën e nesërme të UÇK-së në Tiranë, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se LVV ka të drejtë në qëndrimin e saj dhe se ajo ka qenë koherente.

Nazarko tha se Berisha dhe Rama kanë vepruar gabim sepse duhet ta kishin ndaluar gjykatën speciale me kohë.

Të dy palët kanë të drejtën nga perspektiva e tyre. Por kush e nisi? LVV. Duhet të dyshojmë për qëllimet e LVV. Konteksti i zgjedhjeve e ka përcaktuar. Rezultati jo i mirë në zgjedhje lokale, e ka nxitur ta kapitalizojë nëpërmjet këtij veprimi. Pse LVV ka të drejtë? Sepse po, është koherente me qëndrimin e vet, duhet t’i japim të drejtë, thotë nuk kam qenë as atëherë dhe as tani dakord për ekzistencën e asaj gjykate. Rama kërkon të nënvizojë, që na është kërkuar datë për trafikun e organeve. Po të shohim historikun, është rezolutë e sponsorizuar nga Dick Marty. Në këtë kuptim, mbi kombin shqiptar dhe Perëndimin, u vendos një njollë, keni mbështetur një organizatë që ka bërë trafik organesh dhe droge dikur. Rama dhe Berisha kanë gjykuar gabim. Ka patur zgjidhje që atëherë që mund të ndalohej gjykata. Në gjykimi tim, Vetëvendosja është e shqetësuar për zgjedhjet”, tha Nazarko.

 

Lini një Përgjigje