Përmbytjet kanë shkatërruar një rrobaqepësi në zonën e Plazhit në Durrës. Siç shihet edhe në pamje, uji ka dëmtuar makineritë dhe gjithçka tjetër që ka pasur në biznes. Lidhur me situatën katastrofike, pronarja e biznesit, nënë e tre fëmijëve, shpreht se gjithçka që pati iu shkatërrua nga përmbytjet.
Ajo tha se inspektorët e bashkisë kishin pohuar se do të llogariteshin si dëme vetëm orenditë dhe elektroshtëpiaket dhe jo ato në biznes.
“Unë jam në nenë e vetme që ushqeja 3 fëmije me këto makina qepëse. Nuk kisha ndihmë nga shteti apo babai i fëmijëve për këto 3 vite. Qep dhe pastroj nëpër shtëpi. Tani nuk kam asgjë më!”, tha ajo.
Situata është drejt përmirësimit në qarkun e Durrësit, ku ka pasur një rënie të nivelit të ujit në lumin Erzen dhe Ishëm, të cilët shkaktuan përmbytje në Sukth dhe Katund të Ri. Prefektura e Durrësit raporton se janë evakuuar gjithsej 848 banorë, ndërkohë në Sukth dhe Katund të Ri janë përmbytur 2800 ha tokë bujqësore. 508 specialistë janë në terren dhe deri më tani janë vlerësuar me dëme 1453 banesa me dëme. Gjatë ditës së djeshme përfundojë bllokimi i çarjes së argjinaturës të lumit Droje.
Në Bashkinë e Shkodrës vijon të mbetet i përmbytur fshati Obot, në të cilin kalimi bëhet vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 50 cm. Emergjencat Civile raportojnë për 266 ha tokë bujqësore nën ujë. Bashkia Shkodër është në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe ka një tendencë tërheqje të ujit nga zonat me prani të tij.
Lini një Përgjigje