TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Janar 2026, 13:15

Fermerët grekë heqin bllokadat, rikthehet fluksi në Kakavijë

Shkruar nga Pamfleti
Fermerët grekë heqin bllokadat, rikthehet fluksi në Kakavijë
Fluksi në Kakavijë

Në doganën e Kakavijës me përfundimin e protestave dyditore të fermerëve grekë është rikthyer fluksi i lëvizjes në kufi. Prej orës 11.00 të së enjtes, fermerët grekë për 48 orë pa ndërprerje rivendosën bllokadat në rrugën Kakavijë-Janinë duke vështirësuar lëvizjen në të dyja anët e kufirit. Mesditën e së shtunës me përfundimin e protestës së fermerëve është rikthyer fluksi i lëvizjes në të dyja anët e kufirit.

I konsiderueshëm është numri i këmbësorëve dhe automjeteve që po udhëtojnë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë dhe anasjelltas.

Aktualisht Policia Kufitare po punon me 3 sportele ndërsa edhe pala greke ka shtuar sportelet e dokumentave duke evituar radhët e pritjes në kufi. Gjatë 24-orëve të fundit në Kakavijë janë përpunuar 3.471 shtetas në hyrje-dalje dhe 1.172 automjete.

protestat e fermerfeve greke pika kufitare kakavije

Lini një Përgjigje