Ditën e djeshme një rast skandaloz u raportua në bashkinë Mat ku unaza e qytetit e inauguruar 6 muaj më parë pësoi shembje në 4 vende të ndryshme duke e pamundësuar qarkullimin në këtë aks rrugor dhe duke vënë në rrezik jetën e drejtuesve të automjeteve.
Ky projekt infrastrukturor i financuar nga , u ndërtua nga kompania ULZA sh.p.k e Ndue Shpanit.
Pas shembjes një video e këtij të fundit teksa shfaqet me nipin e tij Eldorin Shpanin, administratorin e bashkisë Mat, është bërë virale në rrjetet sociale.
Eldorin Shpani shpreh konsideratën e tij për kryebashkiakun e Matit, asokohe, Agron Malajn i cili sot është deputet i PS.
Shpani thotë se për 100 vitet e ardhshme nuk do ketë kryebashkiak si Malaj duke pretenduar se projektet gjatë drejtimit të tij do të jenë të ‘papërsëritshme’ edhe në të ardhmen.
“Shembulli i Agronit si kryetar bashkie, do përsëritet pas 100 vitesh. Nuk do ketë më kryetar si ai”, shprehet Eldorin Shpani në video të publikuar nga rrjetet sociale.
Kjo deklaratë u mbështet edhe nga i afërmi i tij, ndërtuesi Ndue Shpani i cili u shpreh: "Agron, siç thotë Eldorini”.
Për ndërtimin e rrugës që u shemb për 6 muaj, u përdor një fond prej 1.3 milionë eurosh nga buxheti i shtetit.
Te jemi realist vendi quajtur kthesa Sanes Burrel segmenti i kesa rruge vazhdimisht dhe ne kohen e sistemit komunist eshte rregulluar disa here dhe perseri eshte prishur mbasi ne ate segmen mblidhen ujërat qe zbresin nga qyteti i Burrelit. Firma ndertuse Ulza Sh.p.k Ndue Shpani eshte firme serioze qe ne asnjë mënyre ajo nuk abuzon dhe punimet i kryen sipas projektit.