TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Korrik 2024, 22:28

Përkeqësohet situata e zjarreve në Dropull dhe Delvinë, kërkohet ndërhyrja e ushtrisë

Shkruar nga Pamfleti

Përkeqësohet situata e zjarreve në Dropull dhe Delvinë,

Zjarri i nisur ditën e djeshme në Kardhikaq, të Finiqit, ka vijuar pasditen e sotme edhe në malin e Sopotit në vendin e quajtur Lefkë, mbi Delvinë.

Situata është problematike, ndërsa është me shumë vështirësi ndërhyrja e mjeteve zjarrfikës se zjarri është në zonë ku mjetet nuk shkojnë dot. Zjarri ka mbërritur në periferi të qytetit, pranë puseve të naftës.

Situata problematike është dhe në Dropull. Odise Kote, Prefekti i Gjirokastrës ka kërkuar ndihmën e ushtrisë. Prefekti Kote shprehet se situata në bashkinë e Dropullit vijon të jetë shqetësuese, teksa thekson se në terren janë vetëm 15 ushtarë.

Lini një Përgjigje