TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Korrik 2024, 21:33

“Zhvatën 10 mln euro me sterilizimin”, Llangozi në “Të Pashoq”: Manastirliu e implikuar në aferën korruptive

Shkruar nga Pamfleti

“Zhvatën 10 mln euro me sterilizimin”, Llangozi në

Në pjesën e parë të podactit “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të “Pamfletit” ishte i ftuar avokati, Arben Llangozi, i cili foli për disa nga kallëzimet e tij në SPAK.

Llangozi tregoi detaje nga kallëzimi i tij për ish ministren e Shëndetësisë, Ogerat Manastirliu, lidhur me aferën e sterilizimt. Sipas tij, Manastirliu i ka shkaktuar buxhetit të shteti 10 mln euro me ndryshimin e kontratës.

Më tej, avokati shtoi se ka bërë dhe një kallëzim tjetër për hemodializën, ku sipas tij, janë kallzuar mbi 40 persona dhe 30 subjekte.

Pjesë nga Intervista:

Ju keni bërë një kallëzim të fundit në SPAK, për çfarë bëhet fjalë?

Llangozi: Unë kamë bërë kallëzim ndaj zonjës Manastirliu e cila është e implikuar në mënyrë të drejtë për drejtë në koncesionin e sterilizimit për arsye sepse ajo, në vitin 2018 momenti që ka ardhur në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, ka ndryshuar vlerën e kontratës dhe me një amendament që ajo ka bërë, i ka sjell dëm taksapaguesve shqiptarë në vlerë prej rreth 10 milionë euro. Në dijeninë time për këtë kallëzim është pyetur se çfarë cilësie nuk e di, sepse unë kamë bërë detyrën dhe nuk është se e kam ndjekur më pas çfarë ka vendosur SPAK.

Por di që është thirrur dhe është pyetur për këtë aferë. Është transmetuar edhe në media të ndryshme, por me atë që kam parë nuk mendoj se SPAK do ta favorizojë, sepse është i implikuar në mënyrë të drejtë për drejtë në një aferë. Nqs Beqaj është për shpërdorim detyre, unë e them me plot bindje se ajo është e implikuar në aferë korruptive. Sepse ti shkaktosh dëm rreth 10 milionë euro me një amendament, që të ndryshosh kontratën mendojë se ajo është e implikuar në korrupsion dhe për këtë SPAK, mendoj do ta hetojë.

Në kallëzimin tuaj, kush janë të përfshirë, kush janë personat që dalin të implikuar

Llangozi: Në lidhjen me kallëzimin që unë kamë bërë për sterilizimin është e implikuar zjonja Manastirliu,  sekretari i përgjithshëm, zoti Mahmuhasa janë dhe dy drejtorë të tjerë të cilët janë kallëzuar. Pastaj është dhe një kallëzim tjetër në lidhje me disa prokurime publike të tjera të cilat janë një sërë, rreth 40 persona të kallëzuar, duke filluar nga subjekti përfituese Megafarma, një sërë subjektesh të tjera të cilat kanë qenë të implikuar, janë rreth 30 subjekete që me lekët e shtetit shqiptarë, kryejnë vepra penale, pastrimin e parave dhe aktualisht dhe kjo çështje ndodhet hetim dhe të gjitha ardhurat që merren nga shteti jonë transferohen diku tjetër. Në rastin e hemodializës unë kam bërë një kallëzim ku janë siç e thashë, rreth 40 persona të akuzuar dhe nga ajo që unë kam parë Beqaj ka lidhur siç e thash dhe më parë, ka lidhur kontratë me një subjekt që nuk ka ekzistuar në momentin e nisjes së procedurave për prokurorimin publik.

Lini një Përgjigje