TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Korrik 2024, 21:31

SPAK i “hedh çelësat në det" Ilir Beqajt? Avokati Arben Llangozi zbulon sa vite burg rrezikon ish-ministri

Shkruar nga Pamfleti

SPAK i “hedh çelësat në det" Ilir Beqajt? Avokati

Avokati Arben Llangozi ka komentuar arrestimin e Ilir Beqajt. Ai ka qenë i ftuar në podkastin “Të Pashoq”. Avokati tha se arrestimi është i drejtë.

Sipas tij, ai duhej arrestuar që te akuzat për sterilizimin, por u amnistua nga SPAK. Llangozi ka zbuluar se Beqajt i janë gjetur pasuri të fshehura.  Po ashtu ka treguar se sa burg rrezikon Beqaj.

Beqaj rrezikon minimalisht 10 vite burg, pasi kemi veprën e pastrimit të parave që është rëndë. Nëse do ju futemi pjesëve të tjera, pra nëse u referohemi akuzave të tjera, zoti Beqaj mund të jetë i lirë pas 20 viteve. Kemi disa vepra penale që siç e kam theksuar kanë shkaktuar dëm rreth 1 mld euro dhe duhet të jetë përgjegjës. Por nuk duhet të kënaqemi me burgun e zoti Beqajt. Ne duhet të shohim sekuestrime pasurie dhe të dalin gjithë linjat finaciare’, tha ai.

 

Lini një Përgjigje