TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Korrik 2024, 19:35

Vrasësi i 16-vjeçarit u dënua me burg përjetë, avokati i familjes: Të zgjerohen hetimet, ka të tjerë të përfshirë!

Shkruar nga Pamfleti

Vrasësi i 16-vjeçarit u dënua me burg përjetë,

Gjykata e Lezhës dënoi me burgim të përjetshëm 32-vjeçarin Kristjan Cenaj për vrasjen dhe groposjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj në Mamurras.

Vendimi u dha sot nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtar Aldi Kareco, e ndërsa kjo masë  dënim ishte kërkuar nga prokurori i çështjes Françesk Ganaj.

Ndërkohë avokati i familjarëve të viktimës, Eduart Mullaraj u shpreh i kënaqur me vendimin, po kërkon zgjerim të hetimeve, pasi në këtë krim janë të përfshirë dhe persona të tjerë.

“Jemi të kënaqur me vendimin e marrë nga trupi gjykues. Do vazhdoj të këmbëngul për zbardhjen e kësaj të vërtete duke dalë dhe të tjerë që kanë qenë pjesë e këtij grupi për ekzekutimin e Mariglen Gjonajt. Ne po vazhdojmë edhe me hetime të tjera për të zbardhur të gjithë të vërtetën e këtij krimi”, tha avokati.

Lini një Përgjigje