
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit, për përjashtimin e trupës së gjykimit të përbërë nga Sandër Simoni, Ilir Panda dhe Sokol Binaj.
Trupa do shqyrtonte kërkesën për heqje të masës shtrënguese të sigurisë arrest në shtëpi vendosur ndaj të dyve.
Mbrojtja e të dy palëve kërkoi përjashtimin e tre gjyqtarëve me argumentin se ata kanë shqyrtuar një kërkesë të tillë më parë.
Për shkak të kësaj kërkese, Gjykata e Lartë shtyu për datën 16 korrik shqyrtimin e kërkesës së Berishës dhe Malltezit për të ndryshuar ose zbutur masën së sigurisë.
Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha mbahet prej 9 muajsh i izoluar në banesë, pasi po hetohen nga SPAK lidhur me procedurat e privatizimit të ish-kompleksit "Partizani", për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Gjithashtu edhe për Jamarbër Malltezin, hetimet do të vijojnë me masën e "arrestit shtëpiak".
Lini një Përgjigje