TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Korrik 2024, 13:59

Mbledhja në KKIE, Tabaku: Procesi Berlinit urë për në BE, PS e la pasdore integrimin Europian

Shkruar nga Pamfleti

Mbledhja në KKIE, Tabaku: Procesi Berlinit urë për në BE, PS

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, deputetja e PD, Jorida Tabaku foli në lidhje me procesin e Berlinit dhe integrimin europian.

Ajo nënvizoi rëndësinë e procesit që është lënë pasdore nga qeveria socialisite prej disa vitesh, ndërkohë që në fokusin e saj kësaj radhe ishte çështja e rendit publik.

“Procesi i Berlinit u ideua si një urë tjetër bashkëpunimi dhe fuqizimi të një lidhje fizike por që duhet të ishte edhe institucionale mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Procesi, kishte idenë dhe buronte nga filozofia e ofrimit tek vendet e Ballkanit Perëndimor jo vetëm të granteve dhe mundësive për zhvillimin infrastrukturor por edhe si një mundësi për të fuqizuar edhe më shumë institucionet demokratike të vendit. Në pak fjalë Procesi Berlinit është një proces integral i Integrimit Europian”, tha Tabaku.

Në KKIE i pranishëm ishte dhe ministri i rendit, Taulant Balla, ndërkohë që kryetarja e KKIE i kujtoi z. Balla se ende janë të freskëta skenat e shqiptarëve që shkojnë me gomone në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu ajo i kujtoi ministrit se ka rëndësi që policia e shtetit të mos jetë krahu i djathtë i grupeve kriminale.

“Një vit më parë aksionet e SPAK dëshmuan lidhje të krimit të organizuar me drejtues të lartë të policisë, po ashtu treguan se si drejtues të policisë kishin kontakte të papërshtatshme përmes platformave të enkriptuara me figura të rëndësishme të botës së krimit. E gjitha kjo vjen kur Shqipëria që kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Europian, ka pasur histori dhe dosje si ajo e Dibrës ku drejtues policie bashkërendonin me persona me precendentë penalë blerjen e votave” u shpreh Tabaku gjatë fjalës së saj hapëse", tha ajo.

Lini një Përgjigje