TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Korrik 2024, 13:02

Vala e të nxehtit përfshin Shqipërinë, SHMU tregon çfarë na pret javën që vjen

Shkruar nga Pamfleti

Vala e të nxehtit përfshin Shqipërinë, SHMU tregon

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka paralajmëruar se temperaturat e larta në vendin tonë pritet të vazhdojnë edhe në fillim të javës tjetër.

Madje pritet që temperaturat të shkojnë deri në 44 gradë.

“Vala e të nxehtit tashmë ka përfshirë vendin tonë, ditën e djeshme termometri regjistroi vlerën 40 gradë në qytetin e Elbasanit.

Ditën e sotme ne presim një rritje të mëtejshme të temperaturave, të cilat në orët e mesditës parashikohet që termometri të shkoi deri në 42 gradë celsius në zonat e ulëta.

Edhe ditët në vijim pritet që kjo valë e të nxehtit të jetë prezente mbi vendin tonë.

Temperaturat e larta do të na shoqërojnë deri në mesin e javës tjetër, ku ditën e hënë dhe ditën  e martë temperaturat të shkojnë deri në 44 gradë celsius,” thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje