TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Korrik 2024, 11:45

Pjerin Ndreu nën hetim për shpërdorim detyre, Klodiana Lala jep detaje: Po hetohen dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë Lezhë

Shkruar nga Pamfleti

Pjerin Ndreu nën hetim për shpërdorim detyre, Klodiana Lala jep

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me paraqitjen në SPAK të kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu.

Lala tha se Ndreu është vënë nën hetim për shpërdorim detyre nga Struktura e Posaçme. Akuza ka lidhje me një rrugë të ndërtuar në Lezhë.

"SPAK ka çelur hetim për Pjerin Ndreu dhe po e heton për shpërdorim detyre. Vetë Ndreu ka thënë për gazetarët se është në hetim, në lidhje mëe ndërtimin e një rruge në qytetin e Lezhës. Ai tha se procedura që ka ndjekur për ndërtimin e rrugës ka pasur probleme. Ndreu u paraqit me avokat në SPAK, e kjo do të thotë se është nën hetim.

Nëse Ndreu do të merret i pandehur, mund të vihet në pikëpyetje edhe mandati si kryetar bashkie i Lezhës. Ai tha se është i hapur për prokurorët dhe shtoi se akuza është e motivuar politikisht. Pjerin Ndreu zgjeron listën e zyrtarëve të lartë të hetuar për korrupsion. Nën hetim janë edhe zyrtarë të Bashkisë së Lezhës, që janë marrë me tenderin për ndërtimin e rrugës", tha Lala.

 

Lini një Përgjigje