TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Korrik 2024, 13:23

Beleri kërkoi të merrte pjesë fizikisht në mbledhjen e PE, Drejtoria e Burgjeve i kthen përgjigje

Shkruar nga Pamfleti
Beleri kërkoi të merrte pjesë fizikisht në mbledhjen e PE,
Fredi Beleri

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka kthyer përgjigje Dhionisis Fredi Belerit i cili kërkon të merren masa dhe ta shoqërojnë fizikisht midis datave 15 – 20 korrik, në takimin e parlamentar Europian.

Siç mëson Anila Hoxha juristët e burgut i janë përgjigjur Belerit se “po e shqyrtojmë me përparësi kërkesën tuaj”.

Megjithatë ekspertët e burgjeve nuk kane dalë me një konkluzion nëse do shoqërohet apo jo Beleri si eurodeputet në takimin e parë.

Beleri po ashtu ka kërkuar pezullim të dekretit të Presidentit që u shpall më 5 korrik, deri në marrjen e vendimit përfundimtar për mandatin e tij.

Atij iu hoq nga KQZ mandati i kryebashkiakut të Himarës, mbledhje në të cilën ai mori pjesë i shoqëruar nga dy efektivë policie.

 

fredi beleri

Lini një Përgjigje