
Avokati Arben Llangozi ka komentuar arrestimin e Ilir Beqajt. Ai ka qenë i ftuar në podkastin “Të Pashoq”. Avokati tha se arrestimi është i drejtë. Sipas tij, ai duhej arrestuar që te akuzat për sterilizimin, por u amnistua nga SPAK. Llangozi ka zbuluar se Beqajt i janë gjetur pasuri të fshehura.
-Pse për abuzimet në shëndetësi ju caktua një masë manimale, ndërsa për fondet e BE ai është në qeli?
Mendoj se dhe SPAK ka problemet brenda stafit të tij. Te sterilizmi e dimë se mes Dumanit dhe prokurorit të çështjes ka pasur përplasje mbi mënyrën e hetimit. Dy prokurorët kanë fvorizuar Beqajn dhe me një veprim të gjyqtarit Bani ata kanë caktuar një masë sigurie të lehtë. Ky është favorizim i pastër. Gjykata ka udhëzuar në mënyrë të drejtë si të veprojë. Por prokuror e anashkaluan dhe i ngrtinë një akuzë për shpërdorim detyre. Nuk do të thotë se për vepra për të cilënë është arrestuar mos kishte arrest. Vepra penale është kryer ndër vite. Është e rëndë si vepër, pasi nuk kapemi vetëm që janë fondet e BE. Në rastin konkret SPAK ka vepruar drejt. Te Sterilizimi SPAK e ka favorizuar. Dy prokurorët e kanë favorizuar.
-Lidhur me atë për të cilën është në qeli. Bashkëpunëtorët e tij dhe një pjesë e qëndrimeve kanë hedhur dritë, por nuk ka një shifër sa është vlera e vjedhjes. Çfarë ka ndodhur me këtë histori?
Beqajt i janë kontrolluar pasuritë, banesa. Prokurorët kanë bërë hetim profesional dhe kanë zbuluar mosdeklarimin e pasurisë dhe vjedhje me anë të mashtrimit të fonde të dhëna nga BE. Vlera tjetër është pastrimi i produkteve të veprave penale. Janë disa vepra që janë të rënda, pavarësisht vlerës sa e madhe apo e ulët. Ka dhe hetime të tjera për Beqajn. Do ketë masa të tjera.
-Po për bashkëpunëtorët e Beqajt, ndër ta Ermal Kurtulaj, ndërkohë që bëheshin manovra me restorantin Gzona.
Zoti Beqja ka qenë pronar i makinës dhe lokalit ka dhe pasurië në Delvinë që jan zbuluar nga SPAK dhe janë në fazë sekuestroje, që do i shohim më vonë.
Lini një Përgjigje