TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Korrik 2023, 21:05

Përfshihet nga flakët një kodër me ullishte në Lushnje, shkrumbohen mbi 2 hektarë

Shkruar nga Pamfleti

Përfshihet nga flakët një kodër me ullishte në Lushnje,

Një kodër me ullishte dhe me shkurre në Lushnje është përfshirë nga flakët.

Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 18:00 dhe ka djegur mbi 2 hektarë ullishte e shkurre.

Menjëherë në vend kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe forcat e rendit, si edhe punonjës të bashkisë dhe banorë të zonës të cilët kanë punuar për shuarjen e flakëve.

Për shkak të terrenit të vështirë ndërhyrja nga zjarrfikësja ka qenë e pamundur dhe zjarri është shuar me mjete rrethanore.

Ekspertet e policisë po këqyrim për të gjetur shkaqet e zjarrit, i cili rrezikonte të digjet banesat e zonës.

 

lushnje ullinj flake

Lini një Përgjigje