
Pas më shumë se 8 orësh, Alma Kaçi ka përfunduar dëshminë e saj në SPAK, ku u mor në pyetje për llogari të hetimit që nisi nga publikimi i video skandalit seksual në zyrën e ish kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici.
Kaçi është marrë në pyetje nga agjentët e BKH dhe prokurores Manjola Kajana. Përgjatë qëndrimit të saj që prej orës 9 të mëngjesit i është përgjigjur pyetjeve mbi regjistrimin e videos, mënyrën se si është kryer dhe nëse ka pasur persona të tjerë të cilët kanë qenë shënjestër e Alma Kaçit.
Për sa i përket videos me Gjicin, Kaçi ka shpjeguar rolin e saj me ish kryetarin, takimet që ka kryer dhe diskutimet për një projekt mbi qytetin e Kukësit.
Kujtojmë që ditën e sotme Alma Kaçi u thirr për herë të parë në SPAK pas dhënies së masës së sigurisë "arrest në shtëpi". Deri më tani Alma Kaçit i janë sekuestruar dy aparate celulare.
Prokuroria e Posaçme ka thirrur për të marrë në pyetje Alma Kaçin, e cila shfaqet në video duke kryer marrëdhënie seksuale me ish kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici në zyrën e tij në bashki.
Ndërkohë kujtojmë që ditën e djeshme u mor në pyetje dhe vetë ish kryebashkiaku, Safet Gjici.
40 vjeçarja po hetohet në masë sigurie “arrest shtëpie”, masë e cila u dha më 24 qershor 2023 për akuzën e korrupsionit aktiv.
Safet Gjici, ish kryebashkiaku i Kukësit i akuzuar për korrupsion pasiv, u arrestua në të njëjtën datë.
Gjici dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.
Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e kryetarit për tender e favorizime pasi kishin kryer marrëdhënie intime.
Lini një Përgjigje