TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Korrik 2023, 10:19

Orjola Pampuri: Të shtunën, PD zgjedh kryetarin e ri

Shkruar nga Pamfleti
Orjola Pampuri: Të shtunën, PD zgjedh kryetarin e ri
Deputetja e PD, Orjola Pampuri

Vendimi i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike i mbledhur online nuk do ta ndalojë  zgjedhjet e 29 korrikut për kryetar.

Këtë e bëri të qartë deputetja demokrate Orjola Pampuri.

“Më 29 korrik, të shtunën Partia Demokratike zgjedh kryetarin e saj,” shkruan ajo në një postim në mediat e saj sociale.

Ndërkohë ditën e sotme,  janë ftuar të gjithë anëtarët për të votuar, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook janë bërë me dije dhe qendrat e votimit.

“Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 19:00. Ju vendosni të ardhmen e PD dhe të ardhmen e Shqipërisë,” – thuhet në njoftim.

Në zgjedhjet e 29 Korrikut kandidojnë Lulzim Basha dhe Gjergji Hani.

Vetë ish-kryedemokrati shprehet në një postim në Facebook se më 29 korrik, demokratët do të shprehin vullnetin e tyre.

Këtë datë, Lulzim Basha e cilëson si një nga momentet më të rëndësishme për PD-në, pasi siç shprehet ai, nuk votohet vetëm për kryetarin por edhe për “të nisur një rrugëtim të ri.”

Basha shprehet se Partia Demokratike nuk është pronë e asnjë individi, por investim i përbashkët i demokratëve.

 

orjola pampuri zgjedhjet në pd

Lini një Përgjigje