
Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar faktin se shumë grupe kriminale fshihen në Dubai. Sipas tij, për ta është shumë e lehtë që të qëndrojnë në Dubai, pasi Shqipëria nuk e ka një marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara.
Po ashtu, ai tha se atje u ofrohen lehtësira për të fshehur dhe pastruar paratë.
“Organizatat kriminale shqiptare i fshehin paratë në Dubai sepse atje ka lehtësira për të pastruara. ata e dinë mirë që nëse bëjnë një investim të fuqishëm, pas 10 vitesh mund të ndërrojë mendje qeveria dhe i humbin. Ata bëjnë jetë luksi sepse kanë para cash të pakontrolluar. Ne fajin nuk duhet t’i vëmë Dubait që i fsheh, por institucioneve që nuk i parandaluan dot”, thotë Beci.
Lini një Përgjigje