
Fondet e akorduara nga Bashkimi Evropian për bujqësinë në Shqipëri, kanë përfunduar për oligarkët dhe mafien e ndërtimit. Jo rastësisht Brukseli ka bllokuar fondet dhe ka nisur një hetim për korrupsion.
Paratë i ka marrë nga grupi i Frida Krifcës, me anë të kompanisë Coast to Coast shpk, me objekt gjoja diversifikimi i fermës.

Në fakt nuk bëhet fjalë fare për ndonjë fermë, por për zaptimin e Dhërmiut me dokumente false dhe ndërtimin e vilave private, ku pronarë janë edhe një oligark mediatik dhe një analist pranë Sali Berishës.
Kompania që ka marrë paratë nuk ka asnjë lidhje me fermat dhe bujqësinë, por ka si objekt ndërtimin, shitjen e pijeve alkoolike dhe lavanderinë.

Nuk kuptohet se çfarë faktesh të tjera pret SPAK për të goditur këtë grup kriminal që ka vjedhur fondet e fermerëve të vërtetë!
Ndërkaq, bashkëshorti i Xheni Xhikurisë, Lenc Gjikurisë, është shpallur investitor strategjik nga qeveria, me ndërhyrje të Sandër nongratës, i cili përdor Lencin si maskë për të grabitur para dhe pasuri publike me vlerë qindra milionë euro.

Rama i ka dhënë vitin e kaluar Lenc Gjikurisë 9 mijë metra katrorë tokë në brigjet e fshatit Dhërmi dhe Gjilekë për të ndërtuar 150 vila, të cilat do të kalojnë në pronësi të kartelit të korrupsionit dhe krimit të Tiranës, drejtëpêrdrejtë apo në mënyrë të kamufluar siç kanë bërë Arben Ahmetaj, Blendi Klosi, Flamur Nola, Shkëlzeni etj.

Sigurisht që 190 mijë euro që Krifca i ka dhënë shoqes së saj, Xheni Gjikurisë, nga paratë e fermerëve, janë një bakshin nga përfitimet e Lenc Gjikurisë dhe shefit të tij mediatik. Por, ato para mund të shkonin për një fermer.
Vjedhja tregon se sa i babëzitur dhe i pangopur është karteli i korrupsionit të Tiranës me shtrirje në Dhërmi.

Gjikuria ka marrë mbi 150 milionë euro tendera publikë, leje, koncensione, prona publike, gurore etj., gjithnjë me mbështetje nga pas të Sandër nongratës, i cili ka vendosur edhe televizionin e tij në dispozicion, duke mbuluar me propagandë ndërtimet e ngritura mbi grabitje. /Prapaskena

Lini një Përgjigje