TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Korrik 2023, 20:22

Operacioni i SPAK, gazetari: Si u rekrutuan kryeprokurori dhe ish-kreu i Operacionales në grupin kriminal Gjoka – Bajri

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i SPAK, gazetari: Si u rekrutuan kryeprokurori dhe ish-kreu i

Prokuroria e Posaçme dhe më pas edhe Policia e Shtetit kanë publikuar detaje dhe pamjet e operacionit të një dite më parë ku u arrestuan biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori i Kukësit Xhevahir Lita dhe ish shefi i Operacionales, Oltion Bistri.

Policia njofton se operacioni ishte i një shkalle të lartë vështirësie, ndërsa në total janë arrestuar 8 persona dhe janë shpallur në kërkim 9 të tjerë.

Të arrestuarit janë: Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardrit Hasanbegaj, Oltion Bistri, Xhevahir Lita, Sabjan Troshani dhe Nehat Fojleta.

Policia thekson se gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh, 8 automjete (4 prej tyre të blinduara), maska, paruke dhe sende të tjera të paligjshme që përdoreshin nga pjesëtarët e grupit kriminal.

Në lidhje me këtë operacion ka reaguar edhe gazetari Elton Qyno, i cili ka zbardhur dhe rolet e 3 protagonistëve të kësaj dosjeje, biznesmenit Gjoka, kryeprokurorit të Kukësit, Lita dhe ish-kreut të Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit, në implikimin e tyre në grupin kriminal Bajri që aktivitetet e tyre i zhvillonin në Shkodër dhe Lezhë.

“Hetimi i Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion që çoi në prangosjen e biznesmenit Pëllumb Gjoka, kryeprokurorit të Kukësit si dhe ish-kreut të Operacionales në Polcinë e Shtetit është shtrirë në tri shtete. SPAK bashkëpunim me prokuroritë e Holandës, Francës dhe Belgjikës.

Veprimtaria e këtij grupi shtrihet në zonën e Lezhës dhe Shkodrës. Përfshirja e kryeprokurorit të Kukësit nuk lidhet me veprimtarinë e tij në Kukës, por në periudhën kur ai ishte prokuror në Prokurornë e Shkodrës. Xhevahir Lita mësohet se ka pasur rol në çlirimin nga akuzat të dy personave të përfshirë në ngjarje kriminale siç është Elio Hasko. Dhe ndaj tij rëndon pikërisht akuza e bashkëpunimit.

Oltion Bistri është përfshirë në një rast përgjimi të një telefonate mes tij dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka, të cilin mësohet se e ka vënë në dijeni për një operacion kundër lojërave të fatit. Prandaj ndaj tij rëndon akuza e dekonspirimit dhe bashkëpunimit me persona të inkriminuar.

Jemi mësuar gjithmonë që emri i Pëllumb Gjokës të dalë në publik sa herë ka zgjedhje, si person i përfshirë në krime zgjedhore. Por tashmë ky personazh shfaqet në një tjetër dimension, edhe më të rëndë dhe që nuk ka lidhje me aktivitetin e tij tregtar, por tashmë ai është i përfshirë në një ngjarje tejet të rëndë që është ngjarja e vitit 2020, për vrasjen e Gjin Boriçit.

Dhe sipas hetimit të SPAK-ut rezulton se pas kësaj vrasjeje janë Pëllumb Gjoka dhe biznesmeni tjetër i lojërave të fatit, që tashmë është në kërkim dhe për të cilin nuk dihet edhe fati i tij nëse është i gjallë apo i vdekur, Ervis Martinaj. PO ashtu, një tjetër person i përfshirë në këtë dosje, Behar Bajri nuk është në Shkodër, ndaj ai është shpallur në kërkim. Po kështu shpallja në kërkim të Asmer Bilalit, i cili edhe më herët ka qenë i shpallur në kërkim.

Operacioni i SPAK-ut është zhvilluar në fshehtësi të plotë, ndaj dhe arrestimet janë realizuar në orët e vona të natës, dhe të arrestuarit janë kapur në gjumë. Gjatë operacionit janë dhe dy persona të tjerë të cilët janë kapur me armë dhe municione”, u shpreh ndër të tjera gazetari.

spak gazetari grup kriminal gjoka-bajri

Lini një Përgjigje