
Prokuroria e Posaçme ka zbardhur detaje nga hetimet e kryera ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Prokurorët kanë zbuluar se si çifti në proces divorci, kanë fshehur mënyrën e blerjes së dublex-it të famshëm në zonën e ish-Bllokut. Ata kanë përdorur si mbulesë Fatime Kryemadhin, nënën e Monikës.
“Për periudhën 2009-2010, nga ana e personave nën hetim, I. M., M. K. dhe F. K., është blerë, një apartament dublex me vendndodhje në zonën e njohur si “ish bllok”, i deklaruar si i financuar me kredi bankare. Nga hetimi ka rezultuar se shuma prej 310,000 Euro që kanë shërbyer për blerjen e katit të parë të dublex, janë derdhur Cash në sistemin bankar nga F. K., dhe shuma 335,000 Euro e marrë kredi nga F. K., është shlyer gjithashtu me para të depozituara në bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë, në Mars-Nëntor 2010. Këto para dyshohet se kanë origjinën nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasve I.M. dhe M.K. si dhe kredia bankare është përdorur si mbulesë dhe mënyrë për të futur në sistemin bankar shuma të konsiderueshme monetare”, njofton SPAK.
Lini një Përgjigje