
Avokati, Redi Ramaj ka folur në lidhje me protestën e thirrur më 27 dhjetor para Gjykatës Lartë, në një kohë kur do të mbahet seanca për vulën e selisë blu.
Ramaj tha se Gjykata e Lartë duhet të japë një vendim përfundimtar duke theksuar se sipas tij vendimi i saj do të jetë lënia në fuqi e Apelit.
“Besoj se ka qenë një debat shumë i gjatë. Qoftë si betejë ligjore, qoftë politike, sepse gjykata e ka vonuar procesin. Tani Gjykata e Lartë, meqë ka nxjerrë datën, ka bërë një përjashtim duke e shqyrtuar më parë. Besoj se duhet të japë një vendim përfundimtar, edhe pse do të jetë e vështirë. Vendimi i Gjykatës së Lartë do të jetë lënien në fuqi të Apelit”, tha ai.
Sa përket i protestës së thirrur, avokati tha se anëtarët e Gjykatës nuk duhet të ndikohen, sipas tij është e drejtë e kujtdo të organizojë protesta paqësore.
“Anëtarët nuk duhet të ndikohen nga asnjëlloj proteste. Është e drejtë e kujtdo që të bëjë protesta paqësore”, u shpreh Ramaj.
Po më 27 dhjetor në SPAK do të mbahet seanca edhe për Sali Berishën, por për avokatin nuk pritet të ndodhë diçka ndryshe nga ajo se çfarë ka ndodhur deri më tani.
“Unë nuk shoh se do të ndodhe diçka më ndryshe se tani. Do të jetë një gjykim normal. Është çështje e Berishë së si do ta trajtojë këtë, por në secilin rast duhet të ndiqen rrugët ligjore.
Sa i përket Partisë, në lidhje me Kuvendet, duhet të zgjidhet njëherë e mirë kjo çështje, që njëra nga palët të marrë drejtimin”, përfundoi Ramaj në “Panorama TV”.
Lini një Përgjigje