TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2025, 21:24

“Pati kërkime në tokë dhe në det”, Artan Hoxha për zhdukjen e Martinajt: Qelizat telefonike të fundit janë afër Fushë Kuqes

Shkruar nga Pamfleti

“Pati kërkime në tokë dhe në det”, Artan Hoxha

Kërkesa e babait të Ervis Martinajt për të shpallur të zhdukur djalin e tij, ka qenë lajm kryesor ditët e fundit.

Lidhur me këtë zhvillim ka folur sot gazetari Artan Hoxha, i ftuar në “Opinion”.

Ai i qëndron pistës se ai është vrarë. Sipas Hoxhës, nga hetimet që janë bërë rezulton se qelizat e fundit telefonike të Martinajt e tregojnë jo shumë larg Fushë Kuqes.

Qelizat e telefonit të Martinajt janë disa kilometra nga Fushë Kuqja. Kërkime ka pasur në det dhe tokë. Ata që kanë bërë këtë e kanë bërë si për njerëzit e tjerë edhe për ata të Martinajt, pasi ja prenë degët dhe e lanë zbuluar. Ja vranë të gjithë. Kërkesa që ka bërë babai është e drejtë. Ai po rrit fëmijët. Po e pe, kërkesa është bërë ditën që ai ka bërë 43 vjetorin e lindjes”, tha ai.

Lini një Përgjigje