Zbulohen arsyet se perse u thirr në SPAK shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino. Më 6 qershor ajo ngjiti shkallët e prokurorisë, ku u mor në pyetje për disa orë, mirëpo refuzoi të tregonte arsyet.
Sipas informacioneve, SPAK ka nisur hetimet mbi një tender që Instituti i Shëndetit Publik ka zhvilluar lidhur me dezinfektimin për mushkonjat. Bëhet fjalë për një tender më vlerë 1 mln euro, tender i cili i është dhënë një kompanie në mënyrë klienteliste.
Mësohet se tenderi është zhvilluar në vitin 2019. Në atë kohë ishte ISHP përgjegjëse për të tilla tenderësh dhe që nga ajo kohë nuk ka pasur më dezinfektime. Por mësohet se përveç Binos, në SPAK janë thirrur dhe 4 ish-zyrtarë të ISHP, të cilët janë marr me tenderin në fjalë.
Hetimi për këtë tender ka nisur pas kallëzimit të një prej kompanive ofertuese të asaj kohe e skualifikuar nga gara. Sipas burimeve dyshimet janë se anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave për këtë procedurë prokurimi kanë favorizuar kompaninë fituese duke e kualifikuar pa plotësuar kriteret e vendosura.
Që prej vitit 2019 nuk është bërë asnjë tender për dezinfektimin. ISHP e ka kaluar te Agjencia e Blerjeve të përqendruar, por institucionet kanë përplasje sa u takon kritereve.
Lini një Përgjigje