TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Qershor 2023, 12:11

Temperatura të larta dhe reshje shiu, Lajda Porja tregon si do të jenë moti në ditët në vijim

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura të larta dhe reshje shiu, Lajda Porja tregon si do të

Sipotikania Lajda Porja ka folur për situatën meteorologjike në vend për ditët në vijim.

Në një lidhje për News24, Porja bëri me dije se temperaturat e larta dhe reshjet e shiut do të jenë prezente ditët në vijim. Sakaq për nesër pritet reshje shiu në pjesën e dytë të ditës.

“Temperaturat janë rritur ndjeshem dhe priten të rriten edhe ato minimale. Më parë kemi qenë më freskët. Temperaturat priten të shkojnë deri në 32 gradë. Dita e nesërme do të sjellë rrjeshje shiu në pjesën e dytë të ditës. Nuk do të kemi ndryshim të situatës së ditës deri në datat 16 dhe 17 prezent. Reshjet d0o jenë prezentë deri në fund të qershorit, jo në mënyrë periodike. Do ndryshojë tabloja, e hënë do regjistrojë temperaturën 32 gradë.

Nesër do kemi reshje pas orës 14:00, do jetë i favorizuar zonat e bregdeteve. Çdo pasdite do mbetet e rrezikuar, por sasitë do jenë jo problematike”, u shpreh Porja.

moti parashikim lajda porja

Lini një Përgjigje