TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shkurt 2026, 20:57

Pas protestës, policia nis arrestimet me efektivë civilë dhe mjete pa logo zyrtare (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Pas protestës, policia nis arrestimet me efektivë civilë dhe

Pas përfundimit të protestës tre orëshe të Partisë Demokratike në Tiranë, forcat e policisë kanë nisur arrestime të personave të dyshuar për përfshirje në aktet e dhunës, duke vepruar me efektivë të veshur me rroba civile dhe mjete private, pa shenja identifikuese të Policisë së Shtetit.

Sipas pamjeve dhe informacioneve nga terreni, ndërhyrjet janë kryer në zona të ndryshme të kryeqytetit, kryesisht pas shpërndarjes së turmës, ku persona të veçuar janë ndaluar dhe shoqëruar nga individë civilë, të cilët më pas janë larguar me automjete pa logo policie.

Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se bëhet fjalë për operacione të targetuara për identifikimin dhe arrestimin e personave që dyshohet se kanë marrë pjesë në hedhjen e molotovëve, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe dhunën ndaj efektivëve gjatë protestës. Zyrtarisht ende nuk është bërë publik numri i personave të arrestuar apo i akuzave konkrete që pritet të ngrihen ndaj tyre.

 

Lini një Përgjigje