
Në ditën e 3-të nga momenti kur Policia mori nën kontroll godinën ku ushtronte aktivitetin News24 dhe media të tjera, pjesë e të njëjtit grup mediatik, një urdhër i beftë ka vënë në lëvizje IKMT-në, e cila angazhohet në rastet e shembjeve.
Më konkretisht bëhet fjalë për të prishur urën lidhëse mes godinës së News24 dhe redaksisë së Panorama TV.
Kjo urë lidhëse bashkon dy godinat dhe është pika më e rëndësishme, pasi lidh transmetimin e News24 dhe serverat dhe prishja e saj do të sillte dëme të paimagjinueshme për televizionin, jo vetem per sinjalin e tij por edhe financiare.
Në këto kushte, News24 i bën thirrje IKMT të ndalë këtë akt, pasi prishja e tunelit do të dëmtonte kabllot që ndodhen në këtë strukturë, sikundër edhe pajisjet, serverat, arkivën dhe transmetimin e Neës24.
Lini një Përgjigje