TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Tetor 2024, 19:18

Minutë pas minute/ Opozita marshim në rrugët e Tiranës: Sulmohen selia e PS, Bashkia dhe Ministria e Brendshme

Shkruar nga Pamfleti
Minutë pas minute/ Opozita marshim në rrugët e Tiranës:
Sulmi ndaj selisë së PS

Molotov dhe tymuese, opozita sulm ndja institucioneve publike...

Opozita ka nisur një marshim protestë nëpër rrugët e Tiranës. Pas përplasjeve te Kryeministria, truma e udhëhequr nga Flamur Noka dhe Gazment Bardhi nisi të lëvizë. Fillimisht u duk sikur po zhvendoseshin drejt Bashkisë së Tiranës, mirëpo turma ndryshoi itinerar.

Militantët u drejtuan nga bulevardi drejt zonës së ish-Bllokut. Qëllimi i gjithë kësaj duket se është bllokimi i rrugëve kryesore të kryeqytetit.

Truma ka qëndruar te kryqëzimi që lidh zonën e “Tajvanit” me Bllokun dhe pjesën e poshtme të Tiranës. Kjo ka bërë që të bllokohet trafiku. Më pas militantët kanë lëvizur në drejtim të kryqëzimit te Gjykata e Lartë.

19.17- Militantët djegin stacionin e autobusit dhe një kosh mbeturinash

Protestuesit i kanë vënë flakën stacionit të autobusit te ish-Parku Rinia. 

Pas kryeministrisë, protestuesit u zhvendosën pranë "Myslym Shyri"t. Rrugës për atje, disa protestues i kanë vënë flakën një stacioni autobusi  dhe një koshi me mbeturina.

19.30 Protestuesit “djegin” selinë e PS

Më pas turma u zhvendos te selia e Partisë Socialiste. Edhe aty pati sulme me mlotov dhe mjete të tjera prioteknike.

Minutë pas minute/ Opozita marshim në rrugët e Tiranës:

Për shkak të moltovëve mori flakë posteri në godinë me foton e kryeministrit Rama. Suli ishte shumë agresiv duke e bërë tym e flakë.  

19.40- Protestuesit zhvendosen te Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Brendshme

Pas moltovëve të hedhur para selisë së Partisë Socialiste, protestuesit e drejtuar nga Flamur Noka dhe Gazmend Bardhi ata janë zhvendosur drejt Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Brendshme.

Minutë pas minute/ Opozita marshim në rrugët e Tiranës:

Njëlloj si para kryeministrisë dhe selisë së PS-së, militantët e opozitës kanë hedhur sërish molotovë e flakadanë në drejtim të Bashkisë së Tiranës dhe ministrisë.

20.11- Protesta ngec te Bashkia e Tiranës/ Kupola e PD diskutime kokë më kokë, “zhduket” Ilir Meta

Protesta ka ngecur te Bashkia e Tiranës. Fillimisht pati sulme me moltov, por tani ka rënë qetësia dhe nuk dihet se cili do të jetë hapi i radhës. Bie në sy se Noka, bardhi, Bylykbashi, Boçi, Balliu dhe Këlliçi që janë duke diskutuar. Mos vallë presin sinjalizime nga Berisha?

Ndërkohë Ilir Meta duket se i ka lënë në baltë. Nuk duket askund kreu i PL.  

20.48- Gaz lotsjellës te selia e Kuvendit  

Pas Bashkisë së Tiranës, turma është zhvendosur te selia e Kuvendit, aty ku mbahen seancat plenare. Si në rastet e tjera edhe aty pati sulme me mjete piroteknike.

Minutë pas minute/ Opozita marshim në rrugët e Tiranës:

Turma ka thyer xhamat e reklamave që ndodhen aty dhe po ashtu është sulmuar një stacion autobusi. Polcia reogi me gaz lotsjellës.

21.11- Zhvendoset truma e opozitës, marshim drejt “Pazarit të Ri”

Vijon marshimi i opozitës. Pas gazit lotsjellës te Kuvendi, truma është drejtuar te Pazari i Ri. Nga aty më pas ka lëvizur në drejtim të zonës së ndodhur si ish “ATSH”, teks më aps u kthyer për te Rruga e Elbasanit. Nuk dihet qëllimi i këtij destinacioni, pasi edhe nëse synohet bllokimi trafikut në këtë orë nuk është se krijon problem të madh.

21.20 Mbyllet protesta e opozitës, turma zhvendoset drejt selisë së PD

Marshimit të opozitës i ka ardhur fundit. Pas 3 orësh, protestuesit janë zhvendosur drejt selisë së PD. Flamur Noka nga selia e PD-së, njëjtë si dikur ish-kryetari i tij Lulzim Basha, deklaroi se kjo ishte dita e parë e mosbindjes civile dhe se beteja sapo ka nisur.

Ai theksoi se kjo situatë do të vijojë se deri sa të plotësohen kushtet dhe kërkesat e tyre për ngritjen e një qeveri teknike që do të garantoj zgjedhje të lira.

Sot ishte dita e parë që mosbindja civile zbriti në rrugët e Tiranës. Regjimi i narkso sot mori një mesazh. Mesazhi ishte jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëve, jepi zgjidhje qeveris teknike ndryshe narkos në pushtet nuk do të ketë asnjëherë qetësi. Sot ata e kuptuan se beteja nuk fitohet me gaz. Sot qytetarët i dhanë një leksion. Ne do të vazhdojmë mosbindjen civile deri sa ti jepet zgjidhje kërkesave tona. Me një qeveri teknike që të garantojë zgjedhje të lira. Sot ata janë frikësuar, këtë e tregoi dhe numri i policëve të përfshirë për të menxahur protestën”, tha Noka ndër të tjera.

 

Lini një Përgjigje