
Analisti Erl Murati, ka komentuar protestën e sotme të opozitës. Ai tha se sot pritet të ketë një përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Murati theksoi se paralajmërimet e ndërkombëtarëve të bëra gjatë ditës së sotme nuk janë të pabaza. Ai u shpreh se edhe vetë Berisha e di se nuk mund ta rrëzojë sot Ramën, por e gjitha është më tepër një lëvizje para-zgjedhore.
“Mund të kemi sot një përplasje me policinë. Berisha tha se më 7 tetor do bëjmë atë që kemi bërë përpara 3 vitesh. Ishte një fjali që binte në sy, sepse kur flasim për mosbindje civile, është diçka spontane. Ndërsa, Berisha tha se sot do të ndodhë ajo që ka tre vite që paralajmërohet. Opozita ka për qëllim të arrijë një shkallë të destabilitetit social, që qeveria të pranojë kushtet e saj.
Mosbindja civile vjen nga populli, nuk është e imponuar. Situata e opozitës është thuajse e njëjtë dhe nuk ka ndryshuar rrënjësisht, që të bën të besosh se populli do e mbështesë kaq shumë, sa të shkaktojë largimin e Ramës. Paralajmërimet e ndërkombëtarëve nuk janë të pabaza. Edhe Berisha e di që nuk mund ta largojë Ramën. Është më tepër lëvizje para-elektorale”, tha Murati.
Lini një Përgjigje