TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Tetor 2024, 17:34

‘Pakti për vdekjen e Universitetit’, të parët që tubohen para Kryeministrisë janë studentët

Shkruar nga Pamfleti

‘Pakti për vdekjen e Universitetit’, të parët që

Të parët që janë mbledhur para Kryeministrisë janë një grup studentësh. Të rinj nga universiteti po protestojnë me një pankartë në të cilën shkruhet ‘Pakti për vdekjen e Universitetit’.

Ndërkohë ende nuk ka shumë militantë të PD, që do të thotë se ndoshta protesta do të nisë me pak vonesë.

Në marshim jemi për t’iu bashkuar protestës së opozitës. Qëllimi jonë është pakti për vdekjen e universitetit. Universiteti dhe të rinjtë janë harruar dhe lënë në harresë, nuk janë prioritet i qeverisë. Sot që ishte fillimi i universitet kemi disa degë që janë në rrezik për t’u mbyllur, kjo tregon që arsimi është në krizë. Do fillojmë me protesta, i bëjmë thirrje qeverisë të bashkëbisedojë me ne”, tha një prej studenteve.

 

Lini një Përgjigje