Ambasada njofton se prokurorët i janë nënshtruar një trajnimi nga OPDAT, teksa e bën të qartë se SHBA do të mbështesë SPAK...
Teksa na ndajnë pak minuta nga protesta e opozitës, ambasada e SHBA ka dërguar një mesazh për armiqtë e reformës në drejtësi.
Opozita proteston për rrëzimin e qeverisë, por shumë të tjerë mendojnë se bëhet për hallin e Berishës. Ish-kryeministri i ka të hapura letrat në SPAK, teksa sulmet ndaj organit të akuzës kanë qenë të shumta javët e fundit.
Ambasada njofton se prokurorët i janë nënshtruar një trajnimi nga OPDAT dhe FBI, teksa e bën të qartë se SHBA do të mbështesë SPAK në arrestimin e të korruptuarve.
“Fundjavën e kaluar OPDAT zhvilloi një seminar koordinues për prokurorët e SPAK në Peshkopi. Së bashku me përfaqësues nga OPDAT, ICITAP dhe FBI, prokurorët e SPAK u takuan për të diskutuar mbi përparësitë kryesore të SPAK. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri pranë institucioneve të pavarura të Shqipërisë në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, njofton ambasada.

Ndërkohë pak më herët ambasada reagoi për protestën e opozitës. Në reagimin e saj ra në sy fakti se nuk thuhej protestë, por demonstratë. Ajo u kërkoi qytetarëve të saj të bëjnë kujdes.
“Ngjarja: Të hënën më 7 tetor është planifikuar të zhvillohet një demonstratë. Protestuesit planifikojnë të mblidhen te Kryeministria. në orën 18:00. Pritet prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka këshilluar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personeli i ambasadës amerikane është këshilluar të shmangë demonstratën. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.
Veprimet për të ndërmarrë: Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin këtë ngjarje. Monitoroni mediat lokale. Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj. Mbani një profil të ulët”, tha ambasada. /Pamfleti
Lini një Përgjigje