TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Tetor 2024, 17:30

Protesta/ Denoncon kreu i PD Elbasan: Policia po na provokon, janë ndaluar 5 demokratë!

Shkruar nga Pamfleti

Protesta/ Denoncon kreu i PD Elbasan: Policia po na provokon, janë ndaluar

Mbi 1200 qytetarë janë nisur nga Elbasani për protestën kombëtare të opozitës që do mbahet në orën 18:00 në Tiranë.

Kryetari i PD së Elbasanit, Blendi Himçi, ka denoncuar ndalimin nga policia të aktivistëve të PD.

Himçi deklaron se Andi Mema, kryetari i grup seksionit të lagjes 5-maji, është shoqëruar në komisariat së bashku me 4 anëtarë të Partisë Demokratike të Elbasanit.

“Ka pasur një problematikë, kryetari i grup seksionit të lagjes 5-maji është shoqëruar në komisariat, Andi Mema, së bashku më katër anëtarë të Partisë Demokratike të Elbasanit. I bëj thirrje drejtorit të policisë së komanduar të mos provokojë demokratët, ta lirojë Andin dhe të mos përsërisin më të tilla metoda presionit”,– tha Himçi.

 

Lini një Përgjigje