TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Tetor 2024, 15:46

Prag proteste/ Blindohen Kuvendi dhe Kryeministria, Ambasada e SHBA sinjalizon akte dhune; Tirana në "shtetrrethim" nga policia

Shkruar nga Pamfleti
Prag proteste/ Blindohen Kuvendi dhe Kryeministria, Ambasada e SHBA sinjalizon

Forcat speciale, FNSH, forcat e rendit dhe Garda kanë blinduar institucionet. Po ashtu mësohet se autobote me ujë janë vendosur pranë Kryeministrisë...

Na ndajnë më pak se dy orë nga protesta e opozitës, e cila këtë herë ka paralajmëruar se do të jetë një tubim ndryshe.

Vetë organizatorët janë kujdesur që të mbajnë sekret skenarin. E vetmja gjë që dihet është se mbështetësit e opozitës do të tubohen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe te selia e PD, teksa më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë. Aty nuk do të ketë fjalime, teksa më pas pritet që turma të lëvizë dhe do të bllokohen disa akse rrugore, por që vetë nga PD nuk ka asnjë njoftim zyrtar.

Vetë policia reagoi dje pasdite, ku bëri me dije se do të bllokohet qarkullimi në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe më pas në disa akse rrugore, të cilat janë: Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i panjohur” deri te 9-katëshet; Shkolla “1 Maji” – kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit; Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja; Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës; Kryqëzimi i Librit Universitar; Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”; Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”; Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”; Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit; Kryqëzimi i urës së Taiwanit; Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”; Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”; Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave; Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”; Kryqëzimi i pallatit me shigjeta.

Prag proteste/ Blindohen Kuvendi dhe Kryeministria, Ambasada e SHBA sinjalizon

Mësohet se mbi 1500 efektivë janë në terren. Forcat speciale, FNSH, "Shqiponjat", forcat e rendit dhe Garda kanë blinduar institucionet.

Prag proteste/ Blindohen Kuvendi dhe Kryeministria, Ambasada e SHBA sinjalizon

Po ashtu, mësohet se autobote me ujë janë vendosur pranë Kryeministrisë, teksa në foto që ka siguruar “Pamfletit”, duket se makinat e policisë po pozicionohen për të qenë në gatishmëri. Dyert e Kryeministrisë dhe të Kuvendit janë fortifikuar, teksa janë vendosur kamera sigurie me rezolucion të lartë. Po ashtu do të ketë dronë në qiell.

Prag proteste/ Blindohen Kuvendi dhe Kryeministria, Ambasada e SHBA sinjalizon

Mësohet se është rritur siguria te Ambasada Amerikane, Bashkia e Tiranë, Kuvendi dhe Ministria e Brendshme. Turma ka paralajmëruar se do të lëvizë dhe me shumë gjasë shumë institucione, si Kuvendi, Bashkia apo ministritë mund të bien pre e sulmeve. Sipas burimeve, kreu i policisë ka urdhëruar që të bëhet kujdes nga efektivët, në mënyrë që të shmangen provokimet e panevojshme.

Prag proteste/ Blindohen Kuvendi dhe Kryeministria, Ambasada e SHBA sinjalizon
Kryeministria e Blinduar

Ndërkohë, ka pasur dhe një reagim nga ambasada amerikane, e cila u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të bëjnë kujdes, pasi mund të ketë akte dhune. 

Të hënën më 7 tetor është planifikuar të zhvillohet një demonstratë. Protestuesit planifikojnë të mblidhen te Kryeministria në orën 18:00. Pritet prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka këshilluar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personeli i ambasadës amerikane është këshilluar të shmangë demonstratën. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

Veprimet për të ndërmarrë: Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin këtë ngjarje; Monitoroni mediat lokale; Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj; Mbani një profil të ulët”, njoftoi Ambasada.

Ndërkohë rrugët e Tiranë janë mbytur nga trafiku. Kudo ka pasur trafik të rëndur, kjo si duket për shkak se qytetarët po mundohet të mbyllin punët para nisje së protestës. /Pamfleti

Lini një Përgjigje