TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Tetor 2024, 15:44

"Protestat pa agjendë kanë përfunduar në të dhunshme", Kikia: Kërkesa për lirimin e Berishës, e pavend

Shkruar nga Pamfleti

"Protestat pa agjendë kanë përfunduar në të

Analisti Mentor Kikia ka komentuar protestën e sotme të thirrur nga opozita. Ai tha se nëse fjalimet do të mungojnë, uroj që ky të mos jetë një skenar i një proteste të dhunshme.

Kikia shton se në të kaluarën protesta të ngjashme kanë rezultuar të dhunshme. Kikia u shpreh se është e pavend kërkesa për lirimin e Berishës.

“Kjo protestë është ndryshe nga herët e tjera, edhe për shkak të mungesës së agjendës, por edhe nga plani i masave i publikuar nga Policia ku paralajmërohet mbyllja e një sërë rrugësh të Tiranës.

Protesta e sotme duket se e ka një kauzë konkrete, që është ajo për krijimin e një qeverie teknike që brenda vetes përmbledh të gjitha kërkesat e opozitës për zgjedhje të drejta e kështu me radhë.

Kjo është një kërkesë në fakt që materializon një proces të tërë. Pastaj kërkesa tjetër, lirimin e z. Berisha është e pavend”, tha Mentor Kikia për “Ora News”.

Lini një Përgjigje